Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Llamanit ditën e sotme, ku një djalë është nxjerrë nga deti pa ndjenja.
Në videot që qarkullon online dëshmitarët bëjnë me dije se kanë qenë dy shokë të cilët po bënin xhiro me motor deti, por disa minuta më pas, njëri prej tyre është nxjerrë nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur.
Plazhistët mundohen t’i japin të riut ndihmën e parë. Më pas në vendngjarje. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit me ambulancë.
Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti në det.