Rrezikoi të mbytej në mes të detit, shpëtohet motopeshkator…

Jil
Jil
2 Min Read

Një avari detare është regjistruar një ditë më parë në një motopeshkatore që po lundronte në ujërat e Adriatikut, falë ndërhyrjes në kohë të Kapitenerisë së Portit të Durrësit, Forcat Detare, Guardia di Finanza, u shmangën pasojat.about:blank

Rreth orës 19:15 të mbrëmjes s? kaluar, me të marrë njofimin nga Dispeçeria e Peshkimit “Sirena”, se motopeshkatorja “Heron 1” po rrezikonte mbytjen si pasojë e ujit që depërtonte në sallën e motorit dhe kishte nevojë për asistencë për t’u rimorkiuar drejt Portit të Durrësit, Kapiteneria e Portit Durrës u angazhua menjëherë në operacionin për realizimin e tërheqjes së mjetit peshkatore dhe sigurimin e jetës së peshkatarëve në bord.

Për ngjarjen u njoftua QNOD si dhe u përgatit dalja në det e M/R “Joni”, pjesë e kompanisë së rimorkiatorëve ASHD. Rreth orës 19:45 M/R “Joni” u nis për të dhënë ndihmën e parë shoqëruar edhe nga pronari i barkës në bord. Rreth orës 19:50, u nisën gjithashtu edhe mjetet e Rojes Bregdetare dhe GDF-së.

U vendos kontakt radio midis mjeteve dhe u realizua paraprakisht transferimi i peshkatarët në bordin e mjeteve të shpëtimit. Pas heqjes së ujit nga bordi i motopeshkatores nëpërmjet pompave ndihmëse, “Heron 1” u lidh me cima dhe u rimorkiua drejt Portit të Peshkimit ku mbërriti i sigurtë bashkë me ekuipazhin rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *