Rrëzohen pemët nga era e fortë në Durrës, banorët

Jil
Jil
2 Min Read

Pemët po kthehen në një rrezik serioz për këmbësorët në Durrës.about:blank

3 të tilla kanë rënë brenda 24-orëve, për shkak të erës së fortë që përfshiu qytetin bregdetar 2 ditët e fundit.


“E ka fajin zinxhiri, hallkat e zinxhirit që nuk kapin njëra-tjetrën, se po ta kapin e ke punën e zgjidhur,” tha një burrë.


“Dje që ra ajo e priti ajo makina, po të kishte qenë ndonjë autobus me fëmijë, do kishte bërë ndonjë katastrofë më të madhe,” – u shpreh një tjetër.

Më serioz është problemi, nëse ecën përgjatë rrugës “Kasem Durrësi”.about:blank

Atje rrapat shumë-vjeçarë janë anuar dhe kanë filluar të çajnë trotuaret, duke kanosur jetën e kalimtareve.

“Gjithë rrugën që erdha kam mbajtur dorën në kokë,” – tha një grua.about:blank

“Po sa degë të larta bien nga sipër, i bien njerëzve në kokë, në qafë. Mua të parin më ka rënë një pas kurrizi,” – u shpreh një burrë.

Qytetarët ankohen se ndërhyrjet nga ana e bashkisë janë minimale.about:blank

“Bashkia duhet t’i krasisë, t’i presë degët, që të jenë më të lehta,” – tha një burrë.

“Vijnë bëjnë ndonjë gjë të vogël, por këto duhen ulur,” – u shpreh një tjetër.about:blank

“S’kemi parë të vijnë t’i mirëmbajnë, duhet të vijnë,” – u shpreh një grua.

Për të evituar përsëritjen e episodeve të ngjashme, sektori i gjelbërimit në Ndërmarrjen “Rruga” pritet të nisë krasitjen e rrapave nga fillimi i rrugës “Kasem Durrësi” deri tek kryqëzimi i dytë tek aksi “Hajdar Dushi”.

Burime bëjnë me dije se ndërhyrja do të realizohet gjatë orëve të natës, për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *