JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëzohet avioni në pyjet tropikale të Amazonës, humbin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një avion është rrëzuar në pyjet tropikalë të Amazonës, duke shkaktuar 14 viktima. Aksidenti ndodhi të shtunën në rajonin verior të Amazonës në Brazil, rreth 250 milje në veriperëndim të Manaus, qyteti më i madh në Amazon, shkruajnë mediat e huaja.

Avioni me turistë ishte nisur nga Manaus dhe po përpiqej të ulej si pasojë e shiut të dendur në Barcelos, në brigjet e Rio Negro, ku më pas u rrëzua. Pasagjerët në bord ishin turistë brazilianë.

“Më vjen shumë keq për vdekjen e 12 pasagjerëve dhe dy anëtarëve të ekuipazhit që ishin viktima të rrëzimit të avionit në Barcelos të shtunën”, tha Wilson Lima, guvernatori i shtetit Amazonas, në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.

Autoritetet kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Scroll to Top