Rrëzohet avioni ushtarak, nuk dihet ende fati i pilotit

Jil
Jil
1 Min Read

Një avion ushtarak është rrëzuar pranë stacionit ajror të Korpusit të Marinës në San Diego, raportuan mediat amerikane të premten, duke cituar zyrtarë ushtarakë.

“Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e F/A-18 Hornet”, raportuan ABC News dhe Fox News. Fox raportoi se kishte vetëm një pilot në bordin e avionit, fati i të cilit nuk dihet.

Fox News, duke cituar një deklaratë nga baza në Kaliforni, tha se avioni u rrëzua në një zonë të largët në tokë qeveritare pranë një autostrade ndërshtetërore rreth orës 23:54. të enjten, duke përmendur një “aksident”.

“Ky aeroplan nuk i përket krahut të tretë të avionëve detarë, por po operonte jashtë MCAS Miramar”, tha stacioni ajrore në një deklaratë, sipas Fox.

Roja Bregdetare njoftoi se ishte nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e pilotit, ndërsa mediat amerikane raportuan se disa nga rrënojat e avionit ishin gjetur.about:blank

Që nga debutimi i F/A-18 në 1983, prodhuesi Boeing ka dorëzuar më shumë se 2000 Hornet, Super Hornet për klientët në mbarë botën, duke përfshirë Marinën e SHBA, Australinë, Kanadanë, Finlandën, Kuvajtin, Malajzinë, Spanjën dhe Zvicrën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *