Rritet sërish çmimi i naftës, ja sa shitet për fuçi në tregun global

Jil
Jil
1 Min Read

Çmimi i një fuçie naftë mëngjesin e të hënës ka arritur në gati 100 dollarë.

Rritja e pandërprerë e çmimeve të naftës vijon të kërcënoj ofertën për naftë në rang global si dhe shportën e konsumit për qytetarët. Të nxitura nga vlera e lartë e inflacionit, institucionet të politikës monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, vijojnë të konsiderojnë rritjen e normave të interesit, për të frenuar garën e pandërprerë të çmimeve.

Ishte Moska me deklaratën e saj javën e kaluar, me vendimin për ndërprerjen e përkohshme të eksportit të naftës dhe gazit, e cila shkundi tregjet ndërkombëtare. 

Gjithashtu bashkë me të dhe Arabia Saudite deklaroi se do të limitoj ofertën dhe prodhimin e saj për naftë deri në fund të vitit. Ulja e prodhimit ka shkaktuar shqetësime në ekonomitë e Unionit dhe në Shtetet e Bashkuara të cilat duhet të përballen me shkurtimet dhe çmimet e larta në prag të fillimit të dimrit.  

Nga ana tjetër, kërkesa për naftë në Kinë, ekonomia e dytë më e fuqishme në botë, është rritur me 0,3 milion fuçi në ditë, duke arritur në 16,3 milion javën e kaluar, falë rimëkëmbjes graduale të kërkese për shkak fluturimeve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *