Rrudhat poshtë syve: Si t’i trajtoni ose parandaloni!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Lëkura rreth syrit është një nga zonat me lëkurën më të hollë në trup dhe kjo e bën shumë të brishtë. Me kalimin e kohës, kolagjeni në zonën e lëkurës nën sy prishet dhe humbet vëllimin dhe elasticitetin e tij. Kjo ndodh për shkak të moshës, ekspozimit në diell, faktorëve gjenetikë dhe dëmtimit të mjedisit. Njerëzit me ngjyra më të hapura të lëkurës janë më të ndjeshëm ndaj rrudhave në sy, sepse njerëzit me ngjyra të errëta kanë një sasi më të madhe pigmenti, që vepron si një mbrojtës natyral dhe parandalon edhe përshpejtimin e prishjes së kolagjenit.

A ka ndonjë mënyrë për të parandaluar rrudhat poshtë syve?

Rrudhat poshtë syvë janë një pjesë e pashmangshme e procesit të plakjes, por ja çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato:

#1 – Përdorni produktet e duhura për kujdesin e lëkurës gjatë natës: Përdorni një krem hidratues dhe serum që është krijuar posaçërisht për qepallat dhe zonën rreth syve, të cilave u duhet një përbërje e ndryshme e lëndëve ushqyese dhe lagështisë sesa lëkura në pjesën tjetër të fytyrës dhe trupit. Edhe një retinol është i rëndësishëm për parandalimin e rrudhave.

#2 – Vendosni gjithnjë SPF: Kremi i diellit është element thelbësor në “luftën” kundër rrudhave. Gjithçka tjetër është e kotë nëse shmangni këtë hap.

#3 – Shihni zakonet e gjumit: Përveç integrimit të produkteve të veçanta në rutinën tuaj, disa ndryshime të stilit të jetës mund të ndihmojnë të mbani larg rrudhat e syve. Për shembull: fjetja me shpinë, pak pushim nga laptopi etj.

Si t’i trajtoni nëse rrudhat janë tashmë aty? Disa mënyra:

#1 – Investoni në acidë hialuronik dhe antioksidantë.

#2 – Qëndroni larg kremrave të syve me fragranca/aroma të ndryshme.

#3 – Injeksionet dhe lazerat mund të ndihmojnë në zhdukjen e rrudhave të para.

#4 – Trajtimet dermo-estetike që stimulojnë kolagjenin ndikojnë për mirë gjithashtu.

Scroll to Top