Rusia bombardon aksidentalisht një fshat të vetin

Editor
1 Min Read

Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhëruar rindërtimin e nëntë shtëpive në një fshat rus, i cili u bombardua aksidentalisht nga një avion ushtarak rus.about:blank

Incidenti ndodhi të martën, kur agjencia ruse e lajmeve, RIA, e citoi Ministrinë e Mbrojtjes duke raportuar për “shkarkimin jonormal të municionit nga avioni ushtarak” mbi fshatin Petropovlovka në jug të rajonit Voronezh.

Guvernatori Alexander Gusev tha se nëntë shtëpi do të rindërtohen sa më shpejt, dhe se dëme kanë pësuar edhe një shkollë lokale, një qendër arti dhe një ndërtesë administrative.

Nuk u raportua për të vrarë, por katër njerëz kërkuan ndihmë për lëndime të vogla, tha ai.

Pesë vetura dhe një traktor janë dëmtuar, po ashtu, dhe se pronarët e tyre do të marrin dëmshpërblim, sipas tij.

“Asnjë banor nuk do të ngelë pa ndihma. Ne do t’i mbështesim të gjithë sa më shpejt”, tha Gusev.

Autoritetet ruse nuk treguan se çfarë e shkaktoi këtë incident. Derisa dëmi ishte i kufizuar, incidenti e turpëroi ushtrinë ruse dhe ndodhi në një kohë kur rajonet jugore të Rusisë në kufi me Ukrainën janë të alarmuara nga bombardimet.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *