JiL.al - Jeto i Lumtur

Sa bukur do te ishte te mundje te riktheje dike nga qielli… E imagjinon? Te mundesh te kalosh nje dite te gjithen me kete person? Qofte nje dite te…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sa bukur do te ishte te mundje te riktheje dike nga qielli… E imagjinon? Te mundesh te kalosh nje dite te gjithen me kete person? Qofte nje dite te vetme, nje here te fundit. Te kesh mundesi ti japesh nje perqafim te fundit, nje puthje te fundit, ti degjosh zerin edhe nje here te fundit… Te kesh nje mundesi tjeter per ti thene: Te dua shume, me mungon, me ka marre malli, te dua me gjithe shpirt, do jepja cdo gje per te te pare edhe nje here te vetme, me dhemb shpirti qe duhet te perballem vetem me kujtimin tend.

Cfare nuk do jepja per te patur nje mundesi, vetem nje mundesi te vogel per te te thene lamtumire! Do doja te mundesha te kthehem pas ne kohe, jo per te shmangur gabimet, por vetem per te perqafuar dike qe nuk eshte me mua sot. E di qe nga atje lart ti kujdesesh per mua, por ketu poshte me mungon, me mungon vertet shume… Nganjehere veshtroj qiellin dhe mundohem te te shoh midis atyre shume yjeve. Kerkoj imazhin tend te humbur ne hije… vizatoj fytyren tende midis reve qe shikoj teksa levizin,

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

e duke udhetuar pa gjysmen time i udhezuar nga hena pyes veten: Ku je? Dhe menjehere ndjej kraharorin tim teksa perpelitet duke me dhene pergjigjen. Nje buzeqeshje e lehte dhe nje lot qe me rrjedh, me bejne te kuptoj pergjigjen e pyetjes sime: Je ne zemren time. Di gjithcka qe ndjen per mua, e ndjej ne brendesi, nga thellesia e zemres sime dhe kjo buron nga te gjitha poret e lekures sime si nje dashuri e perjetshme qe me ndricon. Nga atje lart, ku ti pushon, deri ketu poshte ku njerezit vazhdojne te jetojne, ti mbjell tek mua dhuraten tende te perjetesise.

Nga atje lart, me kujtimet e tua, me meson se sa e bukur eshte jeta. Te ndjej prane meje, me ben te ndihem i sigurte dhe arrin te me thuash sipas menyres tende se une te mungoj dhe se deshiron qe te jem mire. E gjithe kjo me jep force, me jep mbeshtetje dhe me mundeson te vazhdoj perpara. Pak rendesi ka se cfare me ndodh apo cfare ndodh me jeten time. Pak rendesi ka se sa pengesa me dalin ne udhetimin tim. Sepse ti do te jesh gjithmone per mua dhe do te dish gjithmo ne si te me udhezosh. Keto ishin disa fjale qe burojne nga zemra per

dike qe me mungon shume, besoj edhe ju e keni nje te tille. Duke ju kerkuar ndjese qe ju hengra kohe dhe dola jashte teme, po ju jap ate per te cilen jeni ne kete faqe duke ju treguar nje histori te bukur: Një biznesmen i veshur me kostum, kishte dalë ne pushim dhe po hante diçka për drekë në pjesën e jashtme të restorantit. Në këtë moment, vjen një qenush i cili mesa duket kërkonte diçka për të ngrënë. Burri i bërtiti për ta larguar: “Hej ik prej këtëj”. Por qenushi ishte i vendosur, ose shumë i uritur dhe nuk largohej teksa e shikonte në dritën e syrit biznesmenin.

 

Burrit i humbi durimi dhe me nerva e shtyu me këmbë, qeni u dorëzua dhe u largua prej andej. Pasi mbaroi ushqimin, zotëria u largua dhe rrugën për në zyrën e tij, ai vuri re të njëjtin qen i cili shkoi tek një endacak që lypte i mbështetur në trotuar. Endacaku ishte shumë i zbehur në fytyrë dhe dukej që nuk kishte ngrënë asgjë atë ditë. Edhe pse në këto kushte, ai gërmoi në xhepat e tij dhe nxori një kore buke të mbetur dhe ia dha qenit duke i thënë: “Eja mik, mund të mos kem shumë, por e di fare mirë se çfarë do me thënë të jesh i uritur!”

Burri i prekur nga gjesti i endacakut, iu afrua afër, i zgjati një çantë me ushqim dhe i tha: “E pashë se çfarë bëre për atë qenush, urdhëro ke diçka të mirë për drekë”. Endacaku u lumturua shumë dhe i përulur i tha: “Faleminderit Zotëri, ai qen edhe unë bashkë nuk kemi ngrënë gjë prej ditësh. Dhe as sot nuk e besoja se do haja diçka. Faleminderit!” Biznesmeni iu përgjigj: “Jo miku im, jam unë ai që të falenderoj ty që u bërë shembull mirësie për mua!”

Mësimi:
Mund të kesh shumë para dhe përsëri të jetosh një jetë të varfër, dhe mund të mos kesh para fare dhe të jetosh një jetë të pasur. Kjo ndodh sepse ajo që e bën një njeri të pasur nuk është sa shumë para kanë por sa shumë japin. Mos harroni, të gjithë vijmë në këtë botë pa gjë dhe të gjithë do largohemi nga kjo botë pa gjë, ajo çka ka më shumë rëndësi është ajo që bëjmë gjatë jetës. Faleminderit që më ndiqni miq dhe mos harroni këshillën më të vyer në botë, mendjen në vend, të tjerat rregullohen të gjitha.

 

Jeto I Lumtur.al

 

Scroll to Top