JiL.al - Jeto i Lumtur

Sa duhet ta keni rrogën për t’u dukur atraktiv?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Paratë të bëjnë më joshës, dhe ky supozim sapo është mbështetur edhe nga një studim.

Studimi ka zbuluar se një në pesë meshkuj dhe një në pesë gra joshen më lehtë nga njerëzit të cilët kanë rroga apo të ardhura më të mëdha.

Në totalin e 1,280 njerëzve të anketuar, 20 për qind nga ta kishin pohuar se joshen më shumë nga pasuria sesa nga inteligjenca. Por, jo vetëm kaq: studimi thotë se nëse keni para mund ta anashkaloni edhe palestrën, pasi që 42 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se sigurimi financiar është shumë më i rëndësishëm sesa pamja fizike.

Gratë duan që meshkujt të fitojnë më shumë para 

Sipas studimit, meshkujt duhet të punojnë më shumë për t’u perceptuar si joshës. Kjo për shkak se 53 për qind e grave kanë deklaruar se dëshirojnë që partneri të ketë të ardhura më të mëdha në lidhje.

Ndërsa vetëm 17 për qind e meshkujve kanë thënë se duan që partnerja e tyre të fitojë më shumë.

Sa të lartë duhet ta keni rrogën?

Të ardhurat e larta do të kenë ndikim pozitiv në pamjen tuaj fizike, nëse veç i dorëzoni në shtëpi mbi 2,700 dollarë në muaj. Por, nëse dëshironi të jeni me të vërtetë seksi, atëherë duhet të keni të ardhura mbi 4,600 dollarë në muaj.

Veç tjerash, të ardhurat e larta ua përmirësojnë edhe vetëbesimin.

LIFE STYLE

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top