JiL.al - Jeto i Lumtur

Sa pagoi Edi Rama për të sjellë Bill Clinton në Tiranë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri shqiptar Edi Rama është gati të shesë dhe shpirtin e tij për të dëshmuar se ai është i preferuar, i vlerësuar dhe i mbështetur nga krerët e botës. Nga “Bilali”, “Mccgonigal”, e tashmë tek vizita e papritur e ish-presidentit të SHBA Bill Clinton në Tiranë tregojnë se takimet dhe fotot e Ramës me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë më të rëndësishme se njëqind marrëveshje apo projekte investimi, sepse përmes saj ai do të tregojë për shqiptarët se po takon udhëheqës të kalibrit botëror dhe përderisa e vlerëson bota, duhet ta vlerësojmë edhe ne.

Rama dështoi në qeverisjen e tij me tërheqjen e investimeve të huaja dhe këtë e kanë treguar raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, por për të mbajtur të karikuar vëmendjen e opinionit publik, kryeministri vazhdon me rolin e tij si lider botëror, që ka lidhje me më të fuqishmit. Për këto takime, ofron çdo gjë të mundshme: para, lobistë, favore shtetërore. Disa prej tyre janë zbuluar.

Kryeministri Rama pagoi 80 mijë dollarë për një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama dhe ju desh të shkelte ligjet amerikane në vitin 2013. Ndërsa bëhej gati ta hidhte foton në qarkullim përmes makinës të tij propagandistike në fushatën zgjedhore, prokurorët amerikanë filluan hetimet për Bilal Shehun, ndërmjetësin për financimin e parave për fushatën e Presidentit Obama. Rasti tjetër i fundit është ish-agjenti i FBI “McCgonigal. Rama dyshohet se e korruptoi për interesat e tij me shuma të mëdha parash. Dosja në SHBA ende po hetohet.

Këtë skemë Rama mund ta ketë ndjekur edhe me Bill Clinton. Le të rendisim faktet. Ai vjen me ftesë të kryeministrit Rama. Nuk pritet të njoftojë as vendime të SHBA, as të sjellë ndonjë investim të fuqishëm amerikan. Tashmë Clinton nuk ka asnjë rol në strukturat amerikane dhe s’është aktiv në politikë. Nëse bëjmë disa kërkime të thjeshta në internet, ish-presidenti i SHBA drejton një fondacion privat. Ishte fondacioni i Clintonit që i dha medalje Ramës në vizitën e tij në SHBA vitin e kaluar. Thuhet lartë e poshtë se pa gjysmë milionë dollarë Bill Clinton nuk del nga Amerika.

Ai ka lidhje dhe me Sorosin, pasi djali i multimiliarderit George Soros është i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Clinton në Tiranë. Soros ka shumë ndikim në pushtetin e Ramës dhe rreth gjysma e kabinetit të tij ka punuar me të si marrës grantesh, partnerë, marrës bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit. Padyshim që në ardhjen e Clinton “fshihet” një dorë e Sorosit. Ndërsa dora tjetër janë oligarkët. Biznese që marrin shuma marramendëse parash publike nga qeveria mund t’i kenë bërë qokën e radhës Edi Ramës. Pyetja është, sa mund të ketë paguar Samir Mane për të sjellë Bill Clinton në Tiranë?

Scroll to Top