Analisti Frrok Çupi tha se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndërtuar sundimin në politikë në mënyrë vertikale, kurse pasurimin e ka vendosur në jetë në plan të sheshtë, duke i shpërndarë të mirat materiale tek persona të tjerë.
Ai theksoi se njëri prej peronave është Ervis Martinaj, i cili sipas tij është përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjatë intervistë në “Special Report”, Frrok Çupi theksoi se Berisha ka informacion në lidhje me vendndodhjen e Ervis Matina, një personazh i njohur në botën e krimit, i cili është shpallur i zhdukur dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare.
“Sali Berisha e ka ndërtuar politikën tij, e ka ndërtuar në mënyrë që politikisht ka sunduar vertikalisht, ndërsa në aspektin ekonomik ka sunduar në nivel horizontal. Të gjithë financat e tij , të cilat nuk janë të vogla, realisht janë të mëdha, e gjithë ajo është deleguar tek të tjerët që ta kontrollojë gjatë gjithë jetës. Ervis Martinaj, është njëri prej tyre.about:blank
Është një njeri inteligjent. Kam informacione, kam të dhëna, se ish-kryeministri e di se ku ndodhet Ervis Martinaj. Berisha ka kohë që po rrethohet, në kuptimi që nga periferia. Ju e patë se u burgos dhëndri i tij, që është një pikë periferike e familjes dhe sigurisht që gjërat po vijnë drejt Gërdecit ku është i biri dhe drejt 21 janarit ku është vet.”, tha ai.