Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk funksionon dot pa një armik dhe ka nisur të vërë në zbatim planin B, duke rikthyer në skenë metodën e ndjekur nga ish-diktatori Enver Hoxha, i cili pasi u izolua nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht nga Perëndimi (SHBA-Britani e Madhe-BE), thelloi luftën e klasave brenda Shqipërisë. Njësoj si shoku Enver Hoxha, edhe komunisti Berisha, për shkak se ka qenë ish-Sekretar i Partisë së Punës, shpik vazhdimisht armiq, situata dhe ngjarje që janë si mastiç për të droguar elektoratin e tij, sipas traditave “Puniste”. Narkoza e radhës e doktorit është ngrohja e një gjelle të mëparshme, të gatuar prej tij me titull: “Takimet Basha-Balla”. E ka bërë këtë edhe me rastin e vakisë në shtëpinë e pronarit të “Fokus Group” Irfan Hysenbelliut, të cilin tani e ka aleat me disa orë transmetim ditor. Nuk i mjafton Doktor Berishës, “Tv Syri.net”, i kontrolluar nga ai dhe familja e tij, por i duhet të shpikë edhe emisione ad hoc për të hequr vëmendjen nga humbja e sigurtë e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pra, Berisha po luan kartën e fundit për 14 majin, teksa sulmon Lulzim Bashën me video-montazhe nga “TV Zeni”, duke rikthyer kështu traditën e çimkave dhe përgjimeve si komunist që është.
Akuzat e Berishës
Megjithatë humbja e zgjedhjeve do të jetë aq e rëndë sa krijimi i alibive për të devijuar vëmendjen e militantëve demokratë nuk do të pijë ujë. Do t’i rrejë sërish, si gjithmonë. Në dhjetor 2021 Sali Berisha doli në media duke folur për një takim imagjinare të Bashës me Ballën, madje edhe fjetje me Erion Veliaj tek resorit i Gjergj Lucës, apo Basha i lidhur me mafien ruse, belge, serbe, me baste në Qipro, investime 2 miliard euro në Portin e Durrësit, e gjithfarë akuzash të tjera. Siç u zbulua më pas, ishte Edi Rama në bashkëpunim me 2 deputetë të Berishës që kishin falsifikuar dosje për zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, për t’i hapur çështje lobistit amerikan të PD dhe për rrjedhojë Lulzim Bashës. Berisha është i vetmi që vazhdon lojën duke thënë se Basha nuk shkon dot në SHBA. Ai flet me para ruse, belge dhe të tjera shpikje imagjinare të një 80 vjeçari i shpallur dy herë non grata për korrupsion dhe krim të organizuar (B9). Ai nuk jep dot përgjigje për shantazhin që Edi Rama i bëri në Parlament me datë 2 mars, ku i kujtoi se Z (eni) shkon tek Lali (Ev) për leje ndërtimi, apo nuk janë kontakt këto? Ai nuk jep dot përgjigje pse deputetët e tij kanë braktisur kandidatin e Tiranës koalicionit “Bashkë-Fitojmë” Belind Këlliçi dhe sabotojnë fushatën e tij, në aferë me Erion Veliajn.
Ja çfarë nxori dje “Syri TV”
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe socialisti Taulant Balla janë takuar fshehurazi. Në një video që dyshohet se është montazh, të publikuar nga “Syri TV”, shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij. Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërës prej bashkëpunëtoreve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë. Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin. Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap, sipas “Syri TV”.
Disa lajme të përsëritura nga Sali Berisha
“Berisha: Basha-Veliaj- Balla/ Takimi ku të tre kokë më kokë hodhën në treg rrogat”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në dhjetor të vitit 2022. “Denoncimi/ Basha darkoi me Veliajn, Taulant Ballën dhe biznesmenin e fuqishëm në Elbasan”, theksoi Berisha në shkurt të vitit 2022. “Paralajmëron Çim Peka: Video ekskluzive nga takimet e fshehta Basha-Balla, si u shit sakrifica e demokratëve”, shkroi dje në rrjetet sociale, gazetari Çim Peka.
- Më të lexuarat
- EMRI/ Kush është 22-vjeçarja që braktisi foshnjën në Durrës, 2 vite më parë kishte braktisur dy fëmijët e tjerë
- Sara Hoxha ‘zihet ngushtë’ dhe bën kërkesën e pazakontë për të gjitha vajzat…
- Zgjedhjet e 14 majit/ KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS-së (EMRAT)