Sara i plotëson dëshirën Bardhit, martohen sipas fesë islame!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë kurorëzuar sërish dashurinë e tyre në martesë, por kësaj here, sipas zakoneve të besimit mysliman, ku këngëtari dhe familja e tij besojnë.

Në “Instagram”, Sara ka shpërndarë një foto, e mbuluar me një shami të bardhë, ku shkruan se është martuar me dashurinë e jetës së saj sipas zakoneve.

Foto/ Sara i plotëson dëshirën Bardhit, martohen sipas fesë

“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve te tij me dashurine e zemres sime prej grifshe”, shkruan ajo.

Gjithashtu, Bardhi shkruan se e ka pritur me padurim që martesën e tyre ta kurorëzonin në muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa falënderon Sarën për përshtatjen në fenë islame.