Aktori Evis Pupa është një tjetër personazh brenda shtëpisë së Big Brother Vip, i cili me qetësinë e tij ka arritur që të rrëmbejë zemrat e shqiptarëve.
Prej vitesh ai jeton larg Shqipërisë, në Australi, dhe së fundmi gjatë një bisede me këngëtarin Lorenc Hasrama është shprehur i shqetësuar për gjendjen ekonomike në vendin tonë.
Ai tha se qytetarët nuk paguajnë dot as faturat, prandaj janë të detyruar që të shkojnë në një vend tjetër për të siguruar të ardhurat.
“Dhe të jesh i detyryar se në fund fare nuk paguan dot faturat. Te jesh i detyruar të shkosh në një vend tjetër edhe të bësh një punë fare normale, dhe ti i siguron të ardhurat, kurse këtu duke bërë maksimumin tënd këtu nuk i siguron dot.
E si ta dua unë, kushdo qoftë kush drejton dhe kush i bën këto lloj poliitkash. Si të më bëjë përshtypje mua, po s’dua të di fare a jan gjall a janë vdekur. Ka njerëz që nuk sigurojnë ilaçet”, tha Pupa.
- LEXO TË RADHË
- Kiara bisedon e Luizin në orët e vona të natës: Ke ndonjë ves jashtë? Këngëtari bën veprimin e papritur
- “Ulu aty se na shurdhove!”/ Luizi debaton me Kristin: Mos bëj çfarë bëj…
- Një tjetër dron në shtëpinë e “BBV”/ Çfarë mesazhi mori Luizi në lidhje…