Era Rusi ka treguar më shumë detaje për karrierën e saj dhe këngën e re, “Kur të merr malli”.
Mes shumë bashkëpunimeve, Era ka zgjedhur të bëjë një këngë të bukur, ndaj edhe ka zgjedhur që shumë prej kolegëve t’i ketë në projektet e veta:
“Dua thjesht të bëj një këngë të bukur. Kjo është ideja pastaj “Telat e zemrës” me Remzien janë bërë krejt në mënyrë spontane kënga “Dasma ime” me Yllin me të cilin kam edhe një super bashkëpunim dhe dua ta falënderoj. Me Dadën është komplet tjetër gjë, sepse pa e dëgjuar këngën tha ‘Po’. Të gjitha bashkëpunimet kanë qenë për të prekur pak nga të gjitha trevat shqiptare, sepse mund t’i bëj të gjitha”.
Cilat janë ‘top 5’ i këngëtareve të muzikës live që vlerëson Era Rusi?
“Nuk do të them pesë emra dhe nuk dua t’i rendis sepse do të ketë keqkuptime sepse i kam mikesha vërtetë, por ka shumë këngëtare që unë i vlerësoj sepse ne vërtetë mendojmë që kemi shumë këngëtarë në Shqipëri madje ndonjëherë mendoj që jemi më shumë sesa popull. Sa i përket kësaj unë mendoj se rinia më mirë të provojë të bëjë muzikë sesa të rri kafeve kështu që gjithmonë do të dalë më mirë sesa ajo që shohim. Ato këngëtaret e mira numërohen me gishta, kur kemi vërtet nevojë për një event që na duhen këngëtarë live duhet të mendohesh mirë sepse jo të gjithë e përballojnë dot. Ke Anxhela Peristerin, Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eneda Tarifa dhe Juliana Pasha”.
A e shikon veten Era Rusi pjesë të programeve apo reality show-s si Big Brother VIP?
Jo jo fare. Më është bërë oferta, por me thënë të drejtën jam shumë e drejtpërdrejtë për këto emisione. Mendoj që duhet të dish të manovrosh pak nëpër situata, unë jam shumë bardh e zi ose të dua ose nuk të dua fare.
- Sulm me thikë në një shkollë, ka të plagosur
- A do të ketë reshje shiu? Temperatura deri në 28 gradë dhe…/ ‘Kapriçot’…
- Del fotoja, Luizi dhe Kiara në negociata për shtëpinë e re
- Zbulohet titulli i filmit ku do të luajnë Olta dhe Luizi (Foto)