JiL.al - Jeto i Lumtur

Sekretet e grimit për 40-vjeçaret, mosha s’mund t’ju kufizojë bukurinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kur përdoret si duhet, grimi mund të bëhet aleat në çdo moshë. Nëse jeni pjesë e grave që i kanë “shkelur” të dyzetat, shikoni se si të nxirrni në pah bukurinë tuaj përmes rekomandimeve të sakta. Mos bini pre e gabimeve që ju bëjnë të ngjani sikur keni marrë pjesë në karnavale.

Hidhini produktet e vjetra kozmetike

Më saktë, nuk duhet t’i kishit fare tani që u bëtë 40. Duke u rritur, lëkura bëhet më e ndjeshme dhe ka nevojë për më shumë kujdes. Ndaj bëni mirë t’i hidhni të gjitha produktet kozmetike që kanë skaduar dhe të mbani vetëm ato që ia vlejnë.

Mbani lëkurën të hidratuar 

Hidratimi i mirë ëshët hapi i parë për një makiazh të saktë. Mos harroni të vendosni çdo ditë krem, dite dhe nate. Kremi ndihmon lëkurën tuaj të qendrojë e hidratuar dhe ndihmon makiazhin të qëndrojë më mirë.

Kujdes me ngjyrën e makeup-it

Gjithmonë zgjidhni nuancat e hapura, sepse sa më shumë rriteni, aq më shumë lëkura hollohet dhe duket më e zbardhur. Zgjidhni ngjyrat bezhë tokësore.

Mos harroni consiler-in

Aplikoheni në pikat e fytyrës që kanë nevojë për më shumë mbrojtje. Sidomos poshtë syve dhe mes vetullave.

Nxirrni në pah vetullat

Është mirë t’i theksoni ato me një ngjyrë afër natyrales tuaj. Përdorni laps ose ton.

Ton

Fatkeqësisht, me kalimin e viteve lëkura rreth e rrotull syve fillon dhe “bie” dhe si rezultat i kësaj sytë duken gjithmonë dhe më të vegjël. Shmangini ngjyrat e errëta të tonit dhe preferoni të çelurat dhe të ngrohtat, siç janë roza dhe bezha.Penel dhe rimel bashkë

Qerpikët gjithashtu fillojnë të rrallohen në këtë moshë, ndaj dhe nuk mjafton vetëm rimeli. Mos kini frikë të aplikoni penel, pasi makiazhi në tërësi do të jetë i matur dhe nuk ka rrezik të dukeni keq.

Ora  e buzëkuqit

Buzëkuqi nuk ndalohet, por duhet të jeni shumë të kujdesshme me ngjyrën e tij. Zgjidhni ngjyra të thjeshta dhe të sigurta.

LIFE STYLE

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top