Policia e Mirditës ka sekuestruar 10 kilogramë kanabis në një fshat të Mirditës.
Droga u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore në fshatin Simon, dhe nga hetimet, rezultoi se iu përkiste dy personave, kushërinj me njëri-tjetrin, të cilët u arrestuan me datë 1 Nëntor në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Ditën e arrestimit policia sekuestroi edhe 4.3 kilogramë drogë që iu gjeti dy kushërinjve.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 41 vjeçar pasi në territorin përreth banesës së tij në fshatin Simon u gjetën të fshehura 1 kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak, që posedoheshin nga ky person