Sekuestrohen Lamborgini dhe pasuri me vlerë 550 mijë euro

Editor
3 Min Read

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘”Real estate” dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit” në Elbasan, janë sekeustruar pasuri me vlerë rreth 550 mijë euro,

Dyshohet se këto e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve, të cilët janë dënuar njëri në Itali, tjetri në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Konkretisht, u bë sekuestrimi 1 objekt 3-katësh, në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamami, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Ndërkaq, u sekuestria edhe një objekt banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan.

Dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga 34-vjeçari Uard Kaloti , i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Drejtoria e Policisë Elbasan informon se ‘në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në kuadër të një procedimi penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Prokurorisë së Elbasanit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real estate”, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale, konkretisht:

•Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë sekuestrimi i 2 pasurive të shtetasit A. K., të regjistruara në emër të tij dhe të të afërmve, konkretisht: 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi A. K., i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

•Po në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate u bë sekuestrimi i pasurisë së shtetasit U. K., 34 vjeç, banues në Elbasan, konkretisht i një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi U. K., i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *