“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje”, Juliana Nura reagon pas mungesës në ndeshjen Serbi–Shqipëri

Jil
Jil
1 Min Read

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juliana ka zbuluar se autoritetet serbe kanë lëshuar urdhër arresti ndaj saj dhe tre personave të tjerë, çka e ka detyruar të qëndrojë larg stadiumit.
“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, ndaj ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt (veç serbëve).

Për këtë arsye vendosa të festoj dhe të gëzoj fitoren nga liria”, – ka shkruar ajo me tone ironike në postimin e saj.

Modelja theksoi gjithashtu se, pavarësisht rrethanave, roli i saj në mediet e rajonit është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm.

“Me punën time mediatike jam bërë faktor edhe më i madh për mediet e Ballkanit”, – shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se ndikimi i saj shkon përtej kufijve.
Reagimi i saj ka marrë vëmendje në rrjet, sidomos mes ndjekësve të saj shqiptarë, të cilët e kanë përgëzuar për qëndrimin e saj të hapur dhe ironik ndaj situatës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania