Vijojnë tensionet në Veri të Kosovës.
Këtë herë disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova që kalojnë nga pika e Jarinjës.
Mediat kosovare shkruajnë se pasditen e sotme, rreth orës 19:00, disa drejtues serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë.
Këta të fundit nuk po i lejojnë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë për në Serbi.
Kujtojmë se pak ditë më parë ishte Kosova ajo që mori një masë të ngjashme për kamionët e Serbisë që futeshin në Kosovë.