“S’është vetëm Kadastra e Vlorës, por edhe e Tiranës”, eksperti i njohur plas deklaratën e fortë: Jam sulmuar pasi i kam bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë…

Jil
Jil
1 Min Read

Eskperti për Problematikat, Gjergj Begaj tha në emisionin “Review”, në Euronews Albania se bërja e hartave të reja është urgjente.

Sipas tij  në shumicën e zonave, përfshirë këtu rrethinat e Tiranës vijojnë të punojnë me hartat e vjetra.

“Një pjesë e ka filluar digjitalizimin aty ku ka interesa, aty ku po bëhen shpronësimet te Unaza. Por kemi rrethinat e Tiranës sot që po punojnë me hartat e vjetra. Si do vijë investitori i huaj sot nëse nuk ka një hartë të saktë për pronat?”,-tha Begaj.

Ai shtoi se nëse flasim për abuzimet në Vlorë duhet të kuptojmë se ato nuk ndodhin vetëm atje, por po nd0odhin edhe në Tiranë, ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë, ndërsa shtoi se ka marrë kërcënime me mesazhe kur ka folur për këtë çështje.

“Në Vlorë, kemi dhe abuzime, por kemi edhe unazën e madhe të Tiranës ish-drejtori i hipotekës ka firmë ndërtimi. Unë i bëj thirrje SPAK-ut që pjesa e unazës të hetohet. Unë kam shumë indicie. Unë në momentin që kam kërkuar të bëhet kjo, kam pasur një sulm të tmerrshëm nëpërmjet mesazheve”,-tha Gjergji Begaj,

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *