JiL.al - Jeto i Lumtur

“Sfida janë zyrtarët e lartë”, VOA: SPAK dhe GJKKO shtojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Strukturat e reja të drejtësisë shqiptare pas reformës janë shumë herë më aktive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, se sa më parë.

Këto janë përfundimet e raportit vjetor të Qendrës FOL për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti vëren se edhe hetimet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe dënimet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) janë tani më të shumta.

Denoncimet për korrupsion në SPAK përbëjnë më shumë se gjysmën e çështjeve të monitoruara nga projekti “Fol për Drejtësinë” nga vera e vitit të kaluar deri sot.

Sipas raportit të përgatitur nga një grup ekspertësh juristë dhe gazetarë me përvojë në raportimin e kriminalitetit në vend, pjesa më e madhe e 100 procedimeve penale për korrupsion gjatë 12 muajve të fundit u përkasin zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë dhe afro gjysma e tyre po hetohen në arrest me burg. Raporti veçon se gjatë gjysmës së parë të këtij viti SPAK ka patur një veprimtari shumë dinamike duke regjistruar në maj 18 raste dhe në qershor 17 raste të reja. Krimi i shpërdorimit të detyrës është hetuar në 32 raste. Ai përbëjnë 32% të çështjeve korruptive, duke u bërë një nga degëzimet kryesore në veprat penale të korrupsionit.

“Në gjykatat e zakonshme ka shumë çështe, që nisin me bujë, por më pas shuhen dhe harrohen, madje vendoset mosfillimi dhe pushimi i hetimeve. E kundërta ndodh me SPAK dhe GJKKO: çdo masë sigurie, që kërkon SPAK miratohet nga GJKKO, akuzat nuk rrëzohen siç ndodh në gjykatat e zakonshme, dhe çështjet çohen deri në fund. Ato po punojnë me shumë më tepër energji dhe motivim se prokuroritë dhe gjykatat e zakonshme”, thotë gazetarja Anila 

Scroll to Top