Sfida virale në TikTok ju mori jetën, familjet e vajzave të mitura padisin platformën!

Jil
Jil
3 Min Read

Dy vajza të mitura ndërruan jetë pas një sfide virale në Tik-Tok, kjo ka bërë që familjarët e tyre kanë paditur platformën e mediave sociale, duke pretenduar se algoritmet e saj “të rrezikshme” janë fajtorë për vdekjen e fëmijëve të tyre.

The Guardian raporton se prindërit e dy vajzave që vdiqën në një “sfidë të errësirës (Blackout Challenge)” të vitit 2021 në TikTok, e cila inkurajoi përdoruesit të mbyten deri sa të humbnin ndienjat, ngritën një padi të martën në gjykatën e lartë të qarkut të Los Anxhelosit.

Të përfaqësuar nga Qendra e Ligjit për Viktimat e Mediave Sociale (SMVLC), një burim ligjor për prindërit e fëmijëve të dëmtuar nga varësia dhe abuzimi në mediat sociale, ata pretendojnë se “algoritmi i rrezikshëm” i platformës i shtyu me qëllim dhe në mënyrë të përsëritur videot e sfidës në burimet e fëmijëve, duke i nxitur ata për të marrë pjesë në sfidën që iu mori jetën.

“TikTok duhet të mbajë përgjegjësi për nxitjen e përmbajtjes vdekjeprurëse për këto dy vajza të reja,” tha Mattheë P Bergman , avokat themelues i SMVLC.

 

“TikTok ka investuar miliarda dollarë për të dizajnuar qëllimisht produkte që nxisin përmbajtje të rrezikshme që ai e di semund të rezultojë në vdekjen e përdoruesve të tij”- shton ai.

Tetë vjeçarja Lalani Erika Renee Ëalton nga Temple, njëra nga viktimat, përshkruhet si “një vajzë e re jashtëzakonisht e ëmbël dhe e këndshme” që “i pëlqente të vishej si princeshë dhe të merrej me makeup”. Ajo vdiq më 15 korrik të vitit 2021. Vdekja e saj u cilësua nga policia asokohe si “një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjes për ‘Blackout Challenge’ të TikTok”, sipas ankesës.

“TikTok i dha përparësi fitimeve më të mëdha të korporatave mbi shëndetin dhe sigurinë e përdoruesve të tij dhe, veçanërisht, mbi shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve të cenueshëm që TikTok e dinte ose duhet të dinte se po përdorte në mënyrë aktive produktin e tij të mediave sociale,” thanë ata.
Familjet Walton dhe Arroyo po kërkojnë një shumë të papërcaktuar në dëmshpërblim dhe kanë kërkuar që gjyqi të zhvillohet në Kaliforni.

LIFE STYLE

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *