Shefi i kufirit në makinën e mbushur me drogë, dalin pamjet

Editor
1 Min Read

Gjykata e Korces, la ne burg pa afat ish-kryekomisarin Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Korçë, nderohe jane siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në pikën e kalimit kufitar kur transportuesit e drogës kalojnë lëndën narkotike pa u kontrolluar.

Zyrtari i lartë policor u arrestua më 30 nëntor, pasi nëpërmjet doganës së Kapshticës kaluan drejt Greqisë plotë 26 kg kanabis.

Në video shihet momenti kur Pasho bën me shenjë që mjeti i mbushur me kanabis dhe i drejtuar nga Lorenco Lika të kalojë kufirin pa u kontrolluar.

Avokati pretendoi se Pasho nuk kishte dijeni për drogën.

Nëpërmjet mjetit tip “Passat” ku ndodhej lënda narkptike, Pasho kishte mbërritur në pikën e kalimit kufitar.

Droga u sekuestrua nga autoritetet greke ndërsa në pranga ra edhe 36-vjeçari. Policia sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë./bw

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *