Shëndetin tënd të pimë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Robert Berns Shëndetin tënd të pimë

Të lashë lamtumirën, shpirt
Shëndetin tënd të pimë!
S’të sillem pas e s’të mërzit
Aspak me dashurinë.

Mbeç me shëndet! Dhe unë shpejt
Me ndarjen do lidh paqen;
Ti fat të kesh, një mik të gjesh
T’i japësh dorën, faqen.

Me thua : ” dale ca nga ca,
të piqem për martesën”
Përgjigjem , “sjam aq budalla,
ta bëj tërkuze shpresën”

E di farefisi yt
Kërkon një lloz të pasur;
Po unë litarin s’kam në fyt
Paç fat të mirë e dashur !

Ky fis me quan leckaman
Pa tokë e pa shkëlqime!
Asgjë s’më duhet, bukur jam
Kur kam lirinë time!

Kam kokë e duar dhe fuqi,
Me shpatulla çaj detin,
Dhe djalli vetë bëhet hi,
Kur ke në trup shëndetin !

Dhe unë e di, ka zog vërtet
Që lart mbi retë çohet,
Por ndodh që zogun gjatë e pret
E pret e nuk afrohet…

Hajt, lamtumirë, ja po shkoj
Mes shtigjeve në ugare;
Por s’dihet, vij dhe të përgjoj
Një natëz në dritare.

 

 

Scroll to Top