Shenjat më posesive në një marrëdhënie

Jil
Jil
2 Min Read

Kur një marrëdhënie është në fillimet e saj, posesiviteti mund të jetë lajkatar dhe t’ju bëjë të ndiheni mirë. Por ndërsa përparon marrëdhënia, kjo ndjenjë mund të bëhet shkatërruese për çiftin. Njerëzit që janë posesivë e kanë të vështirë të ndajnë pasurinë por edhe ndjenjat e tyre.

Në fakt, ata mund të mendojnë se personi tjetër u përket atyre dhe të përpiqen ta kontrollojnë atë vazhdimisht. Sipas astrologjisë, shenjat e mëposhtme konsiderohen më posesive dhe e kanë të vështirë të mos ushtrojnë kontroll mbi partnerin e tyre.

Dashi

Kur Dashi dashurohet, i ka sytë vetëm për partnerin dhe kërkon të njëjtën gjë prej tij. Ai bëhet tepër posesiv kur kupton se nuk ka vëmendjen e plotë të gjysmës tjetër dhe mund të krijojë një problem të madh në marrëdhënien e tij.

Demi

Posesiviteti i Demave vjen nga nevoja e tyre për siguri. Fraza “e imja” i karakterizon ata dhe e përdorin shumë shpesh. Xhelozia e kombinuar me posesivitetin e tyre mund t’i bëjë ata të padurueshëm dhe shumë të vështirë në marrëdhënie.

Akrepi

Natyra e Akrepit është e tillë që e çon atë të jetë i dyshimtë dhe xheloz. Ai ka frikë se do të tradhtohet dhe braktiset, prandaj dëshiron të ketë nën kontroll partnerin e tij.

Peshqit

Posesiviteti i tyre nuk vjen nga xhelozia, por nga çështjet e besimit. Ata duhet të ndiejnë që personi tjetër u beson 100%, të relaksohen dhe – sigurisht – t’i besojnë edhe atij. Ata mendojnë se nëse dikush nuk është i mbërthyer në të, ai nuk i do. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *