JiL.al - Jeto i Lumtur

Shenjat që tregojnë se je e varur nga partneri!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mimikat e tua ndryshojnë pa vetëdije sipas humorit të tij, pavarësisht se si je ti në ato momente.

Në mënyrë konstante ti imiton humorin e tij, jo sepse je empatike por ke frikë të mos jesh në të njëjtën linjë me partnerin tënd. Çfarë mund të ndodhë nëse ti je në humor dhe ai është i mërzitur? Ti shqetësohesh shumë për këtë, prandaj vendos t’i fshehësh ndjenjat e tua të vërteta.

Shpesh ke nevojë për konfirmimin e tij për çfarë ti je!

Heziton tek vetja dhe je e pasigurt në vendimet që merr. Shpesh ke nevojë për konfirmimin e tij për t’ja kujtuar vetes sa vlen.

Ndihesh xheloze kur ai e gjen lumturinë edhe jashtë asaj lidhjeje

Ekzistojnë dhe gjëra të tjera në botë që mund të të bëjnë të lumtur! Ti ndihesh e kërcënuar sa herë sheh që ai e shijon jetën edhe me gjëra të tjera që s’të përfshijnë ty. Nuk është problemi i tij, është i yti. Je thjesht e varur.

Edhe në vendimet që merr për veten, varesh prej tij.

Nuk ka asgjë të keqe të diskutoni, të merrni mendime. etj, etj, por ka nëse vareni prej tij. Në fund të ditës pasojat janë tuajat.

Personaliteti dhe pamja jote kanë ndryshuar ashtu siç i pëlqen atij.

E ndjen dhe vetë që ke ndryshuar si njeri sa je njohur me të. Kjo është sjellje toksike dhe kujto që lumturia jote është në rrezik nëse nuk i vendos pikat mbi “i”.

Ti i ndrydh emocionet e tua edhe kur ziheni

Ti nuk do ta shohësh atë të mërzitur dhe zgjedh të mos e “shqetësosh” edhe nëse vetë je zemërthyer. Nuk do të jesh kurrë ti arsyeja e telasheve, pasi kujdesesh që ta ruash tek ai imazhin e njeriut pozitiv.

Kur ai është larg teje s’i kontrollon odt emocionet e tua

Ndihesh mirë dhe e gëzuar vetëm kur ai është rrotull teje. Kur s’jeni bashkë të ndryshon humori, inatosesh lehtë me gjëra që s’duhen dhe nuk ke inteligjencë emocionale. Mendon në mënyrë konstante nëse ai të do akoma dhe çfarë po bën që është kaq i zënë.

Burimi botasot.info/

Scroll to Top