Shfrytëzonte për lypje fëmijën shtatë muajshe, merret vendimi për 24- vjeçaren

Jil
Jil
1 Min Read

Shfrytëzimit i të miturve për të lypur në rrugë është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues, pasi raste të shumta po evidentohen ditë pas dite. Së fundmi në Elbasan është konstatuar një tjetër rast, ku për pasojë është vënë nën hetim një nënë e re.

Një 24-vjeçare me iniciale S.M është vënën nën hetim në gjendje të lirë, pasi shfrytëzonte foshnjën e  saj vetëm 7 muajsh për të lypur.

Siç raportohet e reja u gjet në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kristoforidhit”, duke lypur në rrugë, së bashku me fëmijën e saj 7 muajsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 24 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *