Shisnin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Mësohet se nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova. Dozat, thonë burime të policisë siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.

Hetimet për finalizimin e operacionit kanë nisur 5 muaj më parë dhe është akoma në vijim. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish-  bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *