Shisnin kanabis pranë shkollave, përfundojnë në pranga

Jil
Jil
2 Min Read

Krujë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.about:blank

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të një shkolle në Krujë, nga një grup i përbërë nga 3 shtetas. Dy prej tyre u vunë në pranga dhe një tjetër u procedua penalisht.

Sekuestrohen doza lënde narkotike kokainë e kanabis, gati për shitje, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në një qendër lojrash, në afërsi të një shkolle në Krujë, u kapën dhe arrestuan shtetasit , 20 vjeç, dhe ., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar.

Gjatë kontrolleve fizike të tre shtetasve, si dhe gjatë kontrollit të banesave të dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë e kanabis të ndarë në doza, sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të një shkolle në Krujë.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *