JiL.al - Jeto i Lumtur

Shisnin lëndë piroteknike kontrabandë, procedohen disa persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e kundërligjshme e shitjes së lëndëve piroteknike të kontrabanduara.about:blank

Në sajë të këtij aksioni, janë sekuestruar 222 fishekzjarrë dhe 20 kuti me kapsolla.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Policisë konstatuan se në lagjen nr. 17, Korçë dhe në rrugën e tregut në Pogradec, 4 shtetas shisnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.

Për këto paligjshmëri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. F., E. F., dhe shtetasin E. Sh.,  banues në Korçë, si dhe F. M., banues në Pogradec.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kuti me kapsolla dhe 222 fishekzjarrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Scroll to Top