Policia bën me dije se shtetasi i identifikuar me inicialet G. C., i moshes 27 vjeç, po qarkullonte me automjetin e tij kur është ndaluar për kontroll.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua shtetasi:
G. C., 27 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “1 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjetën doza kokaine të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.