Shiste drogë pranë një fushe sporti ku luanin nxënësit e shkollës

Editor
2 Min Read

Një 27-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje. Arrestimi i të riut erdhi në kuadër të një operacioni të koduar “Tempulli”.

Shtetasi me iniciale R.H., e shiste drogën në afërsi të një fushe sporti në Labrakë, e cila vizitohej nga nxënës të shkollave.

Njoftimi:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër një fushe sportive, që frekuentohet nga nxënës shkolle. Sekuestrohen 63 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *