Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla, e pëson keq 34-vjeçari në Durrës

Editor
1 Min Read

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 34-vjeçar, pasi në dyqanin e tij i janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme, që shiteshin ilegalisht.about:blank

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lëndët piroteknike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *