Shiste produkte të skaduara, arrestohet pronari i një marketi (Emri)

Jil
Jil
2 Min Read

Policia ka arrestuar një  50-vjeçar në Korçë, pasi shiste në dyqanin e tij në Korçë produkte të skaduara. Mësohet se i arrestuar është Entel Spahillari, i cili sipas policisë tregtonte në marketin e tij fishekzjarre dhe mallra kontrabandë.

Njoftimi i plotë:


Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”.

Operacioni, rezultat i kontrolleve të përbashkëta, në subjekte të ndryshme, nga Policia e Korçës dhe specialistët e AKU-së.

Tregtonte në marketin e tij, produkte që iu kishte kaluar data e skadencës, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.


Sekuestrohen mallrat dhe produktet që shiteshin në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme.

Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyka

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *