JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkaktoi aksidentin me dy të plagosur në Korçë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 65-vjeçar është arrestur pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në aksin Korçë-Bilisht. I arrestuari duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues një 64-vjeçar, banues në Devoll.about:blank

Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe një 59-vjeçare, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 65 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të degëzimit të fshatit Bitinckë, duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll. Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe shtetasja D. H., 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin T. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 25-vjeçare dhe vëllain e saj 17-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

Scroll to Top