Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në Itali

Editor
1 Min Read

Në agim të ditës së sotme, në provincat Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini, policia lokale së bashku me efektivët e departamenteve territoriale, zbatuan urdhrat e arrestit të lëshuara nga gjykata ndaj 14 personave, konkretisht 9 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 maroken, të hetuar në pozita të ndryshme për posedim dhe tregtim droge, zhvatje, posedim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.


Gjithçka nis nga një hetim kompleks i pagëzuar “Agimi i Bardhë”, i nisur në shkurt 2021, për tregtinë e marijuanës dhe kokainës.

Gjatë këtij hetimi janë zbuluar kanalet e furnizimit të lëndës narkotike, pjesërisht e përfituar nga qarqet kriminale kalabreze dhe pjesërisht e vetëprodhuar nga të dyshuarit me kultivim kanabis në ferma në fshatin Alba.

Njëri nga personat e dyshuar, kishte edhe armë zjarri e përdorur për rikuperimin e borxheve të grumbulluara nga shitja e drogës. Një fermë në Piana Biglini u sekuestrua, e cila përmbante 510 bimë kanabis tashmë të pjekura dhe 18 kg marijuanë të përgatitur për tregtim.

Masa e gjyqtarit hetues parashikon arrest me burg për 8 të dyshuar, arrest shtëpiak për 3, detyrim qëndrimi për 1, ndalim qëndrimi për 1 dhe detyrim paraqitje çdo ditë për 1.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *