JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Antimafia italiane pas një hetimi disamujor ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande të trafikut të drogës.

Sipas medieve të huaja, pas një operacioni të mirëkkorrdinuar mes DDA-ve të Bolonjës dhe Firences është bërë i mundur shkatërrimi i një organizate kriminale ndërkombëtare.

Në këtë operacion u arrestuan 8 anëtarë të organizatë kriminale, të cilët ishin me shtetësi italiane dhe shqiptare.

Nga hetimet kanë rezultuar të përfshirë të paktën 48 persona, ndërsa njëri grup me shqiptarë kryesohej nga dy vëllezër dhe një bashkëatdhetar.

Grupi siguronte sasi të mëdha kokaine që blihej në Holandë me një çmim që varionte nga 24,000 deri në 30,000 euro për kilogram, në varësi të cilësisë së lëndës narkotike.

Scroll to Top