“Talenti godet një objektiv, që nuk mund ta godasë askush tjetër. Gjeniu godet një objektiv, që nuk mund ta shohë askush tjetër”. Ky citim nga filozofi gjerman i shekullit XIX, Artur Shopenhauer përshkruan të gjitha vështirësitë që hasim zakonisht për të përcaktuar atë qëmeriton të quhet ”gjeni”.
Gjeniu cilësohet shpesh si një person me fuqi magjike, e padepërtueshme dhe e pamundur për t’u kuptuar, siç është “krijimtaria”. Njerëzit që e bartin këtë fuqi, si gjenitë e përmendur shpesh si Leonardo Da Vinçi, janë shpesh të mbështjellë nga mistika dhe mite, ose lavdërohen si dëshmi e shkëlqimit dhe vlerës së njerëzimit.
Disa njerëz e përkufizojnë një gjeni si asgjë më shumë se si një “person super të zgjuar”.
Vetëm kaq? A mund të identifikohet gjeniu nga një metrikë e thjeshtë siç është testi iinteligjencës (IQ)? Apo a mund ta përcaktojnë studiuesit gjenialitetin e dikujt, bazuar në rrudhat e trurit të tij?
Apo më saktë akoma:A duhet të përcaktohet gjeniu nga ajo që është, apo nga ajo që ai bën? A është gjeni dikush që ulet në një karrige gjatë gjithë ditës duke menduar mbi ide të shkëlqyera, që nuk thuhen apo zbatohen kurrë? Nga ana tjetër, gjeniu kërkon mjete shprehjeje.
Për shembull ne themi gjatë bisedave se dikush si Pol Mekartni apo Dejvid Boiu është “një gjeni në muzikë’. Por a do të thotë kjo që Boui mund të kishte bërë matematikë siAjnshtajni? Po Johan Valer, njeriu që shpiku kapësen e letrës në vitin1899?
Ai sigurisht që ka pasur ndikim në jetën e shumë njerëzve. Por nuk mund të quhet një gjeni. Po për personin që shpiku raketën? Në mesin e kaq shumë pyetjeve të vështira, shkencëtarët kanë disa përgjigje specifike. Nga dy disiplinat kryesore shkencore që mund të analizojmë për të përshkruar gjeniun, si neurologjia dhe psikologjia, mund të jetë e dobishme të shohim së pari shkencën më të vështirë:neurologjinë.
Dhe kur mendojmë për të gjitha mënyrat e të shprehurit të një gjeniut, është e dobishme të ndalemi tek një person, shkëlqimin e të cilit nuk mund ta kundërshtojë askush:Albert Ajnshtajn. Ai ishte figura qendrore e një revolucioni të fizikës në fillimin e shekullit XX-të,dhe formuloi në 1905 Teorinë Speciale të Relativitetit (hapësira dhe koha janë një vazhdimësi në lidhje me një vëzhgues, nëpërmjet hapësirës) dhe Teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm në vitin 1915 (masa e shtrembëron hapësirë-kohën, gjithashtu po nëpërmjet hapësirës).
Një njeri shumë gjenial? Me siguri që po. Kur vdiq në vitin 1955, truri i shkencëtarit u ekzaminua për të parë se çfarë e bënte atë kaq të veçantë. Së pari, Ajnshtajni nuk kishte një tru më të madh sesa mesatarja. “NY Neurology Associates”, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje midis madhësisë së trurit dhe inteligjencës së njeriut.
Por Ajnshtajni kishte më shumë rrudha në sipërfaqen e trurit, pjesa gri e trurit të lidhur me funksionimin më të lartë, sidomos lobi i djathtë frontal i lidhur me ndërgjegjen, vëmendjen, kujtesën, e kështu me radhë. Edhe ‘Corpus callosum’, tufa e nervave që lidhte të dyja gjysmat e trurit, ishte gjithashtu më e trashë, gjë që do të thotë se të dyja hemisferat komunikonin më shpesh dhe funksiononin në një mënyrë të sinkronizuar dhe më tërësore.
Së fundi, Ajnshtajni kishte më shumë qeliza gliale sesa mesatarja. Këto qeliza e furnizojnë trurin me lëndë ushqyese. Ndërsa vetëm këta faktorë nuk mund të përbëjnë gjenialitetin e njënjeriu, ata na tregojnë se inteligjenca, shpikja, kreativiteti dhe gjëra të ngjashme kanë bazaanatomike.
Po ashtu Ajnshtajni shfaqi një karakteristikë të përbashkët nga cilido që do ta përkufizonim si një gjeni në çdo fushë:krijimtarinë A e kuptoi Ajnshtajni se shpejtësia e dritës ishte e njëjtë për të gjithë vëzhguesit, sepse ishte vërtet shumë i aftë në përsëritjen përmendësh tëmësimeve të matematikës kur ishte në shkollën e mesme? Sigurisht qe jo.
Atij i lindi kjo ide gjatë kohës që po ngiste një biçikletë drejt një llambadari në rrugë.
Kreativiteti është një koncept tjetër, që ashtu si gjenialiteti duket si i keq–përcaktuar, por në fakt nuk është kështu. Dr.Ana Abraham thotë se krijimtaria jo vetëm që duhet të pasqyrojë “aftësinë tonë për të gjeneruar ide që janë origjinale, të pazakonta ose të reja në një farë mënyre”, por që ato të jenë edhe “të kënaqshme, të përshtatshme ose të përshtatshme për kontekstin në fjalë”.
Merrni për shembull rastin e Leonardo Da Vinçit, eruditin dhe artistin e njohur italian të Rilindjes. Ai shfaqi një kuriozitet të madh për çdo gjë që e rrethonte, mendonte jashtë skemave të kohës, përdorte shpesh arsyetimin hipotetik, ndërsa bënte gjëra të tilla si vizatimi i Njeriut Vitruvian, pikturimi i Mona Lizës dhe skicat se si njeriu një ditë do të fluturonte në qiell.
Por puna e tij nuk ishte thjesht një grumbull idesh të rastësishme dhe të padobishme.
Ajo ishte e qëllimshme dhe konstruktive. Roxher Beti, bashkëpunëtor postdoktoral në neuroshkencën njohëse në Universitetin e Harvardit, botoi në vitin 2018 një studim lidhur me këtë çështje.
Beti zbuloi se njerëzit me një kreativitet më të madh, kishin lidhje më të forta midis tre rrjeteve nervore:ato të paracaktuara (ku ndodhin vegimet e ditës), të kontrollit ekzekutiv (qëndikojnë tek përqendrimi) dhe spikatja (ndërrimi midis të dyjave). Me sa duket bazat neurologjike të krijimtarisë, ndihmojnë në formimin e një gjeniu.
Nga ana tjetër ka kuptim lidhja e gjenialitetit me inteligjencën. Tek e fundit, duket e pamundur që njerëz si Aristoteli (filozof grek i shekullit IV P.E.S), Frederik Shopen (kompozitor i pjesëve komplekse në piano) apo Lui Pastër (kimist që zbuloi procesin e pasterizimit), të ishin individë jo shumë të zgjuar.
Por hidhini një sy këtyre tre fushave: filozofisë, muzikës dhe biokimisë. Gjeniu mund të marrë shumë forma, dhe lloje të ndryshme inteligjence. Pra ai nuk duhet të lidhet drejtpërdrejt me IQ, pra “Koeficientin e Inteligjencës”.
Pavarësisht nëse njerëzit e kuptojnë apo jo, kur flasin për IQ, ata ka të ngjarë t’i referohen shkallës së inteligjencës Stanford-Binet të zhvilluar në vitin 1916. Kjo shkallë prodhon shkallën “100” për një inteligjencë krejtësisht mesatare. Por nëse është shumë e thjeshtëzuartë vlerësosh diçka si një film sipas shkallës 7 nga 10, si mund të reduktohet kompleksiteti i intelektit njerëzor në një numër të vetëm?
Gjithnjë e më shumë, studiues si dr.Houard Gardner, Profesor i Njohjes dhe Edukimit në Shkollën e Lartë të Arsimit në Universitetin e Harvardit, përshkruajnë lloje të shumta të inteligjencës në fusha të ndryshme.
Libri i tij i vitit 1983 “Kornizat e mendjes:Teoria e inteligjencës së shumëfishtë” përshkruan 7 lloje inteligjence, të zgjeruara më vonë në 8:inteligjenca hapësinore (të kuptuarit e hapësirës dhe modeleve), inteligjenca trupore-kinestetike (koordinimi fizik dhe ndërgjegjësimi mbi lëvizjen e trupit), inteligjenca muzikore, inteligjenca gjuhësore, inteligjenca logjiko-matematikore, inteligjenca ndërpersonale (të kuptuarit e të tjerëve), inteligjenca ndërpersonale (të kuptuarit e vetvetes) dhe inteligjenca natyraliste (zoologët, botanistët, etj).
Por a mund të shfaqet një gjeni diku jashtë kontekstit social, kulturor dhe historik? Pra a mund të kishte prodhuar të njëjtën vepër një Ajnshtajn anatomikisht identik, por i lindur në vitin 3500 Para Erës Sonë, me të njëjtin potencial dhe prirje intelektuale, por pa bazat shkencore të fillim–shekullit XX-të? Përgjigja është padyshim që jo.
Marrë me shkurtime https://jetoilumtur.al/