Shkëputet ashensori në pallatin në ndërtim, vdes një 58-vjeçar

Jil
Jil
1 Min Read

Humb jetën një 58-vjeçar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pasi një ashensor tek ish-Fusha e Aviacionit si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin e nëndheshëm.about:blank

Mësohet se viktima ishte denoncuar në polici si i larguar nga banesa nga familjarët.

“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, tek ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, njofton zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *