Shkodra Elektronike flet për Eurovision-in: Njerëzit kanë mbetur të mahnitur nga gjuha jonë

Jil
Jil
1 Min Read

Shkodra Elektronike, e cila do të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në Eurovision, ka folur për përvojën e saj në këtë garë të rëndësishme. Në një intervistë për RTSH, Beatriçja dhe Kola u shprehën se njerëzit janë mahnitur me gjuhën tonë, çka konfirmon se muzika nuk ka nevojë që ta kuptosh një gjuhë specifike, por e kuptojnë emocionin.

“Jashtë shtetit njerëzit kanë mbetur të mahnitur me mënyrën se si tingëllon gjuha jonë. Kjo konfirmon se me melodinë, muzikën dhe me një radhitje shumë të bukur, krijohen emocione, pa kuptuar fjalë, tregojnë emocionet. Kjo është gjëja e bukur e Eurovision-it, kemi për të dëgjuar shumë gjuhë, edhe tonën dhe jemi shumë të kënaqur”, u shpreh Beatriçja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al