JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkrumbohet automjeti në Memaliaj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Automjeti rezulton në pronësi të 40-vjeçarit S.B, ku sipas raportimeve të policisë pas një defekti në motor ka marrë flakë dhe ka shkaktuar disa dëme materiale përreth.

MEMALIAJ-Një automjet në Memaliaj është përfshirë nga flakët, mëngjesin e kësaj të hëne në një vendparkim pranë një pallati. Automjeti rezulton në pronësi të 40-vjeçarit S.B, ku sipas raportimeve të policisë pas një defekti në motor ka marrë flakë dhe ka shkaktuar disa dëme materiale përreth.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në motorin e mjetit, ndërkohë policia vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut.

Policia informon se ‘mëngjesin e sotëm, është përfshirë nga flakët e automjeti i shtetasit S.B, 40 vjeç, banues në Memaliaj, i parkuar pranë apartamenteve. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në motorin e automjetit.”

Scroll to Top