Shkrumbohet kullota malore në Gjirokastër, zbardhen detajet e para

Editor
1 Min Read

Një sipërfaqe e konsiderueshme kullote në rrethinat e fshatit ” Asim Zeneli”, Gjirokastër, është përfshirë nga flakët ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e vatrës problematike të zjarrit.

Rreth orës 14.00 të së dielës rreth 2 ha kullotë në njësinë administrative Antigone, u përfshinë nga zjarri. Kullota ndodhej në afërsi të fshatit ” Asim Zeneli” dhe pikës së antenave celulare. Zjarri i favorizuar nga era dhe moti i thatë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë,  të kullotës.

Efektivat dhe mjetet e stacionit zjarrfikës të Gjirokastrës ndërhynë për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se shkak i tij të jetë pakujdesia e banorëve të zonës për mosrespektimin e masave për parandalimin e zjarreve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *