Shkrumbohet makina në ecje, dyshohet se…

Editor
1 Min Read

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë.

Gazetari Enea Verria raporton  se pas ngjarjes së ndodhur, në vend kanë shkuar automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burimet paraprake të informacionit pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë. Automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjës.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *