JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Shkodër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa në banese ka qenë vetëm një i moshuar i cili është plagosur lehtë. Flaket në pak minuta kanë djegur të gjithë shtëpinë ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, shmangu përhapjen e zjarrit tek banesat e tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por banorët përreth thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë edhe flakët. I moshuari ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr mjekim nga bluzat e bardha.

Scroll to Top