JiL.al - Jeto i Lumtur

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lokal, raportohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shofer 76-vjeçar, ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me njerëz në qendrën historike të qytetit italian, duke plagosur 6 persona të cilët ndodheshin në hyrje të lokalit.

Vozitja në qendrën historike të Katanias me një “Mini Cooper” nuk ka shkuar siç duhet për një 76-vjeçar italian, i cili ka përfunduar në dyert e një lokali.

Në kulmin e sezonit turistik dhe në një mbrëmje të premteje, lokali ka qenë i mbushur me klientë dhe gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi makina i mori përpara.

Aksidenti ka ndodhur në Caltagirone. Të plagosurit u dërguan në spitalin “Gravina” dhe fatmirësisht 5 prej tyre dolën pas kontrolleve mjekësore. I plagosuri i gjashtë, një 56-vjeçar do të mbetet ende nën vëzhgim.

Drejtuesi i makinës u denoncua në organet gjyqësore nga efektivët e policisë bashkiake që kryen hetimin për ngjarjen.about:blank

Gjasat janë që i moshuari të jetë ngatërruar me drejtimin automatik të makinës, duke shtypur gazin në vend të frenave.

Scroll to Top