Shoferi i ambulancës sëmuret, vdes pacienti që mori

Editor
2 Min Read

Ndihet i sëmurë, thërret autoambulancën, por edhe shoferi sëmuret teksa e çon në spital. Nuk mund të bëhej asgjë për një 85-vjeçar nga Sora në Itali, raporton noa.al.

Burri, një 85-vjeçar nga Sora, u fut në një ambulancë dhe u drejtua me urgjencë për në spitalin Monte San Giovanni Campano.

Por përpara se pacienti të arrinte tek urgjenca, një ngjarje e papritur shënoi fatin e tij. Drejtuesi i mjetit u sëmur papritur, gjë që ka fatalizuat përpjekjet e shpëtimit.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së shtunës, 27 janar, kur një 85-vjeçar pësoi një atak në zemër rreth orës së drekës, dhe kontaktoi urgjencën.

Shoferi shkoi shpejt, e mori, e futi në ambulancë dhe iku me nxitim drejt spitalit në Monte San Giovanni Campano, në Sorano.

Por në një distancë të shkurtër nga spitali, një detaj e ndërlikoi fatalisht përpjekjen e shpëtimit: drejtuesi i ambulancës pësoi një sëmundje të papritur, duke ngadalësuar transportin e të sëmurit 85-vjeçar, i cili, duke vuajtur, ishte në fund të jetës.

Mjeku dhe infermierja në bord kuptuan se diçka nuk shkonte. Në fakt, ata thanë se ndërsa automjeti po merrte shpatin e Via San Marciano, që të çon në spitalin “Santissima Trinità” në Sora, ambulanca befas ishte përplasur me murin anësor.

Shoferi 55-vjeçar, teksa ishte i zënë me transportin e pacientit, u sëmurë gjithashtu.

Ndërsa mjeku në bord u përpoq të mbante në jetë 85-vjeçarin, infermierja u përpoq të kuptonte gjendjen e shoferit. Kështu dy punonjësit e shëndetësisë u detyruan të kërkojnë ndërhyrjen e kolegëve të tyre, duke i transportuar të dy në urgjencë.

Fatkeqësisht, ndërlikimet e rastit bënë të pamundur shpëtimin e 85-vjeçarit.

Kurse 55-vjeçari u dërgua në kujdesin intensiv, me dyshimin se kishte pësuar një goditje në tru.

Kolegët e tij thonë se ai është një tip sportiv dhe dashnor i ecjes në ajër të pastër. E megjithatë, pësoi goditje në tru. /noa.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *