Shoferja e re në Fier përplas dy persona me makinë

Jil
Jil
1 Min Read

FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Automjeti tip “ëolzvagen” me targa AB 686 DM që drejtohej nga një grua ka përplasur dy shtetas.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”, Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.’

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *