Shokues: Ja pse një 25-vjeçar u prek nga “Sindroma e Kokës Poshtë”

Jil
Jil
3 Min Read

Është një fenomen në rritje dhe mjekët paralajmërojnë: Bëni kujdes! Ju këshilloj ta lexoni me vëmendje.

Një 25-vjeçar japonez nisi të tërhiqej nga shoqëria dhe jeta aktive që bënte. Ai kalonte orë të tëra duke luajtur në telefon. Me kalimin e kohës, atij iu shfaq Sindroma e Kokës Poshtë – një deformim i shtyllës kurrizore i shkaktuar nga qëndrimi jo natyral i kokës për periudha të gjata gjatë ditës, duke parë celularin.

Koka qëndronte vazhdimisht e përkulur, dhe qafa humbi aftësinë për të mbajtur peshën e saj. Kjo gjendje solli enjtje dhe deformim në vertebrat cervikale, të cilat u zgjatën dhe u zhvendosën. Bëhet fjalë për pamje tronditëse që vijnë nga Japonia dhe tregojnë pasojat ekstreme të qëndrimit të gabuar për shumë orë në telefon.

I riu u kthye në një rast tipik të Sindromës së Kokës Poshtë, një shembull i drejtpërdrejtë i lidhur me përdorimin e tepruar të telefonit. Ngjarja është raportuar nga klinika ku ai u paraqit, dhe më pas u botua në revistën “Los Keys Repost ne vitin 2023”.

Një i ri u diagnostikua me Sindromën e Kokës Poshtë, e cila filloi me rreth 6 muaj dhimbje të forta në qafë dhe përfundoi me pamundësinë për të ngritur kokën.

Gjendja e tij u përkeqësua: ai filloi të kishte vështirësi serioze në gëlltitje, gjë që çoi në rënien drastike të ushqyerjes, humbje të peshës dhe më pas, probleme të rënda në përqendrim dhe kuptim.

Mjekët, të shqetësuar nga gjendja e tij, hetuan historikun e pacientit dhe zbuluan se vite më parë kishte filluar të jetonte në vetmi, duke u tërhequr nga jeta sociale. Me kalimin e kohës, ai u izolua plotësisht, duke kaluar orë të tëra çdo ditë duke luajtur në telefon. Qëndrimi i pandërprerë në një pozicion të përkulur krijoi një dëmtim të pariparueshëm në shtyllën kurrizore.

Ky rast është një thirrje për ndërgjegjësim. Sindroma e Kokës Poshtë nuk është më vetëm një teori – është një realitet që mund të ndodhë çdokujt nëse nuk bëhet kujdes me përdorimin e tepërt të pajisjeve elektronike dhe izolimin social.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania